Ngjarje

Flota e re e 36 autoambulancave prezantohet në sheshin “Skënderbej”

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manaatirliu kanë prezantuar flotën me 36 ambulanca të reja, të vendosura në sheshin "Skënderbej".
"Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore," ka shkruar kryeministri fillimisht në rrejtin social "Facebook".

Një nga mjeket e Urgjencës Kombëtare ka shpjeguar se në ambulanca pacientët do të jenë njëlloj si në spital sepse aty mund të kryhen të gjitha shërbimet fillestare.
Më tej Ministrja Manastirliu shpjegoi se në terren të vendosura në total janë 150 autoambulanca të cilat i kanë të gjitha kriteret.
Ndërkaq shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shpjegon se duhet të arrijnë tek pacienti sepse më pas konsiderohet të jetë në spital.
Ai shtoi se gjatë këtij viti ka pasur 740.000 thirrje, nga të cilat 135.000 janë vizita në banesë dhe 175.000 këshillime mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë