Futboll

Fitore bindëse për Francën dhe Meksikën, Mbappe i afrohet rekordit të Messi-t

Gazeta Si – Kylian Mbappé ishte edhe një herë protagonist absolut për Francën. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë, duke siguruar kualifikimin e “Gjelave” në 1/8-at e Botërorit dhe duke vendosur një tjetër rekord historik.

Me dopietën ndaj Suedisë, Mbappé e ka çuar në 18 numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës, duke lënë pas legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili e mbylli karrierën me 16 gola në Botëror.

Në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e turneut, përpara francezit tani ndodhet vetëm Lionel Messi, që kryeson me 19 gola. Kjo do të thotë se Mbappé është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të argjentinasit.

Por kjo nuk është arritja e vetme e sulmuesit francez. Falë golit të parë ndaj Suedisë, ai u bë edhe futbollisti me më shumë gola në historinë e fazave me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Mbappé ka tashmë 10 gola në ndeshjet me eliminim, duke kaluar brazilianët Leônidas dhe Ronaldo Nazário, të cilët ndanin rekordin me nga 8 gola.

Meksika ka siguruar një fitore bindëse 2-0 ndaj Ekuadorit në fazën e 1/16-ave të Botërorit 2026, duke prerë biletën për në 1/8 e finales dhe duke regjistruar suksesin e parë në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës që nga viti 1986.

Pavarësisht një vonese prej një ore për shkak të motit, atmosfera në legjendarin “Estadio Azteca” ishte elektrizuese, me tifozët vendas që shtynë ekipin drejt një paraqitjeje dominuese që në minutat e para.

Meksikanët krijuan vazhdimisht raste, ndërsa Raúl Jiménez dhe Gilberto Mora rrezikuan portën kundërshtare përpara se epërsia të vinte në minutën e 22-të.

Julián Quiñones zhbllokoi sfidën me një aksion fantastik individual, duke depërtuar nga krahu i majtë dhe duke mposhtur portierin Hernán Galíndez me një goditje të fortë në shtyllën e parë. Ky ishte goli i tij i tretë në këtë Botëror.

Pak pas gjysmë ore lojë, Meksika dyfishoi shifrat. Raúl Jiménez rikuperoi topin lart në fushë, kombinoi bukur me Quiñones dhe finalizoi me klas një aksion model për rezultatin 2-0.

Ekuadori tentoi të reagojë në pjesën e dytë me disa zëvendësime, por nuk arriti të vinte seriozisht në vështirësi portën meksikane. Edhe pse Meksika uli ritmin, krijoi sërish raste për të thelluar avantazhin, me César Montes që iu afrua golit me një goditje me kokë.

Mbrëmja e hidhur për Ekuadorin u përkeqësua në fund, kur Piero Hincapié u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasjeje me një kundërshtar, ku mbuloi gojën me duar.

Me këtë sukses, Meksika regjistron edhe portën e paprekur për të katërtën ndeshje radhazi në këtë Botëror dhe vazhdon marshimin drejt fazave finale.

Në 1/8-ate finales, “El Tri” do të përballet me fituesin e çiftit Angli – RD Kongo.

Meksika siguron një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”. Skandinavët kaluan 2-1 Bregun e Fildishtë në raundin e parë me eliminim direkt në këtë turne, ndërsa edhe një herë suksesi mban firmën e Erling Halaand.

Sulmuesi i Manchester City jetoi një tjetër mbrëmje të madhe të kurorëzur edhe më nje rekord personal, që sigurisht lidhet me golat.

Por më e rëndësishmja zgjidhi sipas mënyrës së tij një sfidë me të vërtetë të vështirë vetëm në minutat e fundit.

Për Haland një tjetër rekord, pasi shënon në 13 ndeshje radhazi me kombëtaren dhe goli i pestë në këtë turne, vetëm një më pak se Lionel Messi.

Në 1/8 e “Botërorit 2026”, Norvegjia do të luajë më 5 korrik kundër Brazilit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë