Politike

Fitoi Himarën, Beleri reagon nga qelia: Demokracia fitoi! Mirënjohje për burrërinë!

Nga Gazeta ‘SI’ – Fredi Beleri ka reaguar nga qelia për fitoren e tij në bashkinë Himarë, duke falenderuar ata që “treguan burrëri” dhe votuan atë.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Beleri i referohet vetes së tij si kryebashkiak i qytetarëve të Himarës dhe thotë se ky rezultat tregoi se demokracia fitoi.

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!” shkruhet në FB e tij, si deklaratë e Belerit nga burgu.

Beleri fitoi Himarën si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me një diferencë të ngushtë, rreth 20 vota, me kundërshtarin socialist Jorgo Goro.

Ndërkohë Beleri ndodhet në burg, pasi vetëm pak ditë më parë u kap në ambientet e një lokali bashkë me dy persona të tjerë që dyshohet se po bënte premtime dhe po jepte para për blerje votash.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë