Merr flakë kisha e Shëlbuemi Zhejë Kurbin në natën e ndërrimit të viteve. Çatia e objektit të kultit është ndezur flakë nga kapsollat e fishekzjarret që dhe pse u ndaluan nga qeveria kudo në Shqipëri ka patur, sidomos në zonën e Kurbinit, ku të shtënat me armë e fishekzjarre kanë qenë të shumta.
Roja i kishës, i cili vuri re i pari flakët, njoftoi policinë dhe zjarrëfikësen e Laçit, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Ngjarja sipas policise është aksidentale dhe dyshohet të jetë shkaktuar nga fishekzjaret që banorët e fshatit kanë plasur gjatë ndërrimit të viteve. Më pas u konstatua se është dëmtuar çatia e kishës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.