Nga Gazeta Si - Nxënësit në 12 shkolla në 6 qytete të vendit do të mësojnë kundër korrupsionit nëpërmjet kurrikulave, leksioneve, seminareve dhe debateve mbi çështjen që lidhen me fenomene të dëmshme për shoqërinë.
Marrëveshja u firmos sot nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci.
Ky projekt do të zgjasë 3 vite dhe ka të bëjë me përfshirjen në edukimin qytetar edhe të temave që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe informacionit që fëmijët duhet të marrin.
Promovimi i kulturës së ligjshmërisë në shkolla nisi si një projekti pilot në 4 shkolla të Tiranës, më konkretisht në shkollat “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Asim Vokshi” dhe “Myslym Keta” dhe tashmë do të shtrihet në gjashtë qarqe, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.