Mode

Firmat e mëdha të xhinseve zotohen të ulin ndikimin negativ në mjedis

Ndërsa konsumatorët bëhen gjithnjë e më shumë të shqetësuar për çështjet mjedisore dhe etike, pionierët e industrisë së xhinseve kanë vendosur të jenë sa ma transparentë
Blackhorse Lane Ateliers, e cila e përshkruan veten si "krijues xhinsesh artizanale", ka hapur dyert për klientët e saj.
"Kushdo mund të ecë në fabrikën ku prodhohen xhinset, madje edhe pa një takim", thotë Han Ates, themeluesi i biznesit të vogël me qendër në Londër. "Përmes kësaj në synojmë të krijojmë transparencë." Transparenca është bërë rregull, ku firmat i japin mundësi vetes të tregojnë praktikat e tyre më të mira, si në aspektin se sa mirë trajtojnë stafin dhe sa janë miqësore me mjedisin. Duke hapur dyert, Blackhorse Lane Ateliers është në gjendje t'u tregojë klientëve potencialë se fabrika e saj është e pastër, si dhe si i trajtojnë ata punonjësit. Hans Ates thotë se anëtarët e publikut janë të mirëpritur të vijnë dhe të shohin se si kompania e tij prodhon xhinset.
Ates thotë gjithashtu se kompania e tij, materialet që përdor i merr në Japoni, Itali dhe Turqi, që ai ka vizituar personalisht për të siguruar angazhimin e tyre ndaj përgjegjësisë mjedisore dhe sociale. Kjo është jetike për çdo kompani xhinsesh që dëshiron të jetë etike, sepse prodhimi i xhinsit mund të jetë shumë ndotës për mjedisin.
Konsulenti dhe eksperti i industrisë tekstile Andrew Olah thotë se nëse nuk tregohet kujdes, fabrikat e xhinseve mund të shkaktojnë një numër të madh dëmesh në mjedis, boja që përdoret për tu dhënë ngjyrën xhindeve nuk qëndron lehtë në pambukun e përpunuar. "Për të marrë ngjyrën, ne duhet ta lyejmë pëlhurën shumë herë," thotë ai. "Dhe duke e përmbytur atë shumë herë, natyrisht që ne duhet të përdorim më shumë ujë dhe më shumë energji".
Në shumë fabrika xhinsesh uji i përdorur - i cili përmban ngjyrën, zbardhuesin dhe kimikatet e tjera - hidhet thjesht si ujë i ndotur. Fatmirësisht një numër në rritje i prodhuesve tani po eleminojnë derdhjen e këtyre ujërave në mjedise.
Saitex International, një prodhues i xhinseve me seli në Vietnam, është një biznes i tillë. Fabrika e saj, e vendosur 30 km jashtë qytetit Ho Chi Minh, riciklon 98% të ujit që përdor. Për pjesën e mbetur prej 2% ajo ka një sistem avullimi, duke e bërë atë një objekt shkarkimi zero. Pronari Sanjeev Bahl thotë se para se të ngrinte fabrikën në vitin 2010 ai "filloi të shikonte higjienën, ose kanalizimet joadekuate në nivel global dhe mungesën e ujit të pijshëm të pastër". "Ne e shihnim ujin si një burim shumë të vlefshëm".

Me 5.000 punonjës, Saitex prodhon linja të veshjeve për markat përfshirë J Crew, G-Star Raw dhe Everlane. Z. Bahl thotë se u deshën vetëm gjashtë vjet që kompania të fitonte përsëri paratë që investuan në teknologjinë e riciklimit të ujit.
Duhet ditur gjithashtu se xhinset në një standard të lartë miqësore me mjedisin shpesh janë më të shtrenjta. "Ajo që kemi kuptuar është se nuk është vetëm misioni i orientuar", thotë ai. "Nëse e bëni atë në mënyrë të drejtë, mund të jetë gjithashtu e dobishme edhe nga financiare."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë