Media Galeri

Finalistja e Miss Anglisë, e para në historinë e konkursit që konkurron pa grim

Një finaliste e Miss Anglisë është bërë vajza e parë që konkurron pa grim në historinë e konkursit.

Melisa Raouf, një studente kolegji 20-vjeçare nga Londra jugore, konkurroi në gjysmëfinale pa make-up. Tani, ajo do të garojë në finale këtë tetor për kurorën.

“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndjej se shumë vajza të moshave të ndryshme përdorin grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë”, tha Raouf në një intervistë për Independent.

“Nëse dikush është i lumtur me lëkurën e tij, ne nuk duhet të detyrohemi të mbulojmë fytyrën me grim. Të metat tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo individ unik,” shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë