Filma

Filmi “Zgjoi” zgjidhet më i miri në festivalin gjerman në Brunswick

Filmi shqiptar, “Zgjoi” po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme nëpër festivalet e filmit në botë. Pas premierës që pati në New York, projekti me regji të Blerta Bashollit ka marrë një tjetër çmim në Gjermani.

Filmi është shpërblyer me çmimin “Die Tilda” për ‘filmin më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Braunshvajg.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e filmit në një postim të shpërndarë në Facebook.

Edicioni i 35-të i “Braunschweig International Film Festival” u mbajt në formatin hibrid, ku filmat u shfaqën në kinema dhe online.

Në kategorinë “New International Cinema” bashkë me “Zgjoin” ishin kandidat edhe 19 filma të tjerë.

Në premierën e filmit “Zgjoi” në Gjermani në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni Eliot Engel.

“Mbrëmë ‘Zgjoi’ filloi rrugëtimin e tij në Neë York! Faleminderit shumë të gjithë atyre që na nderuan me ardhjen e tyre. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve i cili na nderoi e komplimentoi për punën tonë!”, shkroi aktorja protagoniste, Yllka Gashi në Instagram.

“Zgjoi” deri më tani ka fituar mbi 14 çmime dhe është një prej filmave shqiptarë më premtues të viteve të fundit.

Ky film i regjisores Blerta Basholli është edhe propozimi i Kosovës për në nominimet e “Oscars 2022” – event i cili do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë