Filma

Filmi “Shtëpia e Gucci-t”, historia që tronditi botën e modës

Në nëntor del filmi “Shtëpia e Gucci-t”, historia e vërtetë e vrasjes së trashëgimtarit të perandorisë së modës Gucci, Mauricio Gucci në 1995.

Në rol kryesor do të jetë këngëtarja Lady Gaga e cila do të luaje rolin e socialistet italiane dhe ish-këshilltares kryesore të Gucci, Patrizia Reggiani.

Filmi i Ridley Scott është përshtatur nga libri i Sara Forden “Shtëpia e Guccit”.

Është një histori që përfshin vrasje, çmenduri, lakmi, tradhti dhe çdo gjë tjetër që përfshin fillimin, përfundimin dhe ringritjen e dinastisë Gucci.

Reggiani u quajt “vejusha e zezë”, një njeri i pashpirt që vrau ish-bashkëshortin e saj nga inati dhe për hakmarrje.

Gucci u themelua në 1921 nga Guccio Gucci në Firence, Itali, dhe me kalimin e kohës u bë një element kryesor i pasurisë në vend dhe më pas së shpejti në Europë.

Në 1995, Gucci u bë titujt e mediave për arsye që nuk priteshin. Maurizio Gucci, nipi i themeluesit të kompanisë dhe ish-kreu i shtëpisë së modës, u vra jashtë zyrës së tij nga një burrë i cili ishte paguar nga gruaja e tij.

Dashuria, epshi, tradhtia, lakmia dhe magjepsja çuan në vrasjen e Maurizio Gucci.

Kush ishte Mauricio Gucci?

Maurizio Gucci lindi në Firence në shtator 1948 nga aktorët italianë Sandra Ravel dhe Rodolfo Gucci. Në kohën e lindjes së tij, dyqani i gjyshit të tij ku familja shiste produkte lëkure ishte i popullarizuar. Pas Luftës së Dytë Botërore, pasuria dhe emri i familjes u bënë ndërkombëtare pasi krijuan “Çantën e Bambusë”, e cila kishte logon “Cilësia mbahet mend shumë pasi çmimi harrohet”.

Menjëherë pas kësaj, ata hapën dyqane në të gjithë Italinë dhe Europën në përgjithësi dhe më pas Avenue Fifth të New York City. Guccio vdiq në 1953, duke ua lënë pasurinë dhe biznesin fëmijëve të tij, të cilët drejtuan kompaninë për dekada të tëra.

Maurizio nuk donte të ndiqte gjurmët e prindërve të tij aktor duke punuar në Hollyëood, përkundrazi, ai donte të zgjerohej në atë që krijoi gjyshi i tij. Së bashku me xhaxhallarët e tij dhe kushërinjtë e tjerë, marka Gucci u bë më e madhe sesa Guccio do të kishte ëndërruar deri në vitet 1970.

Në 1973, ai u martua me Patrizia Reggiani, një grua që babai i tij nuk e pranoi. Reggiani lindi jashtë martese pasi babai i saj biznesmen i pasur kishte një lidhje me nënën e saj të varfër dhe për këtë Randolfo mendonte se ajo nuk ishte e përshtatshme për djalin e tij.

Sidoqoftë, Reggiani, gëzonte pasurinë dhe luksin që familja Gucci kishte për të ofruar.

“Më mirë të qaj në një Rolls-Royce sesa të jem e lumtur në një biçikletë”, tha Reggiani dikur, sipas The Sun.

Lady Gaga, e cila portretizon Reggiani në film, shihet duke bërë shenjën e kryqit, duke thënë, “në emër të atit, birit dhe shtëpisë së Gucci”, duke treguar madhështinë që kishte për të marka.

Një dekadë pas martesës së tij me Reggiani, babai i Maurizio Gucci vdiq në vitin 1983. Ai trashëgoi pjesën më të madhe në perandorinë e markës. Ai më pas paditi xhaxhain e tij, Aldo dhe në 1984 ai ishte i vetmi pronar i markës.

Në vitin 1986, Aldo Gucci u dënua me një vit burg për evazion fiskal.

Dy vjet pasi babai i tij vdiq, Maurizio u largua nga gruaja dhe dy vajzat e tyre, Allegra dhe Alessandra, për të qenë me dashnoren e tij, një grua më të re të quajtur Paola Franchi, një stiliste. Reggiani dhe burri i saj u divorcuan zyrtarisht në vitin 1991. Në atë kohë, divorci në Itali konsiderohej sakrilegj dhe u bë titujt e mediave.

Gjatë gjithë kësaj kohe të trazuar, Maurizio po shpenzonte në mënyrë të pamatur dhe deri në vitin 1993, atij iu desh të shiste aksionet e tij të kompanisë. Atë vit, një grup investimesh në Bahrein, Investcorp, i bleu ato për 120 milionë dollarë dhe kjo ishte hera e parë në historinë 72-vjeçare të kompanisë që dikush tjetër përveç një anëtari të familjes Gucci kishte në kontroll markën.

Në një dokumentar të vitit 2021, thuhet se pas ndarjes, Reggiani shkonte vërdallë dhe i kërkonte të gjithëve, madje edhe kasapit, ta vrisnin.

“A ka dikush që ka guximin të vrasë burrin tim?”

Përfundimisht, ajo gjeti atë që po kërkonte.

Në mëngjesin e 27 Marsit 1995, Maurizio Gucci po ngjiste shkallët e zyrës së tij në Milano kur iu afrua një burrë i veshur mirë i cili hapi zjarr. Gucci u qëllua tre herë në shpinë dhe një herë në kokë. Ai ishte 46 vjec.

Një dëshmitar, roja Giuseppe Onorato, u qëllua gjithashtu. Ai u godit dy herë nga plumbat e personit të armatosur.

“Ishte një mëngjes pranveror i bukur, shumë i qetë,” tha Onorato për The Guardian në 2016.

“Z. Gucci mbërriti duke mbajtur disa revista dhe tha ‘mirëmëngjes’. Pastaj pashë një dorë. Ishte një dorë e bukur, e pastër dhe drejtonte një armë drejt tij ku më pas gjuajti”.

Onorato i tha The Guardian se, “Ngela dhe nuk po lëvizja dot. Atëherë vrasësi më pa, ngriti armën përsëri dhe gjuajti dhe dy herë të tjera”.

Ai mbërtheu trupin e pajetë të shefit të tij derisa mbërriti policia.

Vrasja e Maurizio Gucci u ‘harrua’për dy vjet. Por shumë e shikuan ish-gruan e tij si të dyshuar.

Pas vrasjes së ish-burrit të saj, shumë njerëz në Itali, duke ditur dëshirën e saj për ta parë të vdekur, mendonin se ajo është vrasësja.

Patrizia Reggiani u dënua në 1998 me 29 vite burg për vrasjen e ish-bashkëshortit.

House of Gucci është planifikuar të dalë në treg më 25 nëntor në Amerikë dhe 26 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë