Filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, me fotografi të Nino Celeste, fitoi cmimin si “Filmi më i mirë i gjatë në edicionin e 21”, të Festivalit të Karlsruhe Gjermani.
“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” sjell një histori të pamundur dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Historia e tyre e dashurisë ripërcjell edhe njëherë atmosferën e dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste.
Edicioni i 21, i festivalit ndërkombëtar i filmit Karlsruhe, Indipendent Days, u zhvillua nga dt 21-25 shtator.
Karlsruhe film Festival është një nga festivalet më të mëdha të filmit në Gjermani.
Nga 1200 filma të paraqitur nga 90 shtete, juria selektoi 140 filma, të metrazhit të gjatë e të shkurtër, prej të cilëve 8 u vlerësuan me çmim.
“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit” ështę një bashkëprodhim shqiptaro italian i vitit 2019, mes Mediavision e Mediterrania production, mbështetur nga Euroimage dhe Ministria Italiane e Kulturës me pjesmarrjen e një kasti aktorësh nga më të mirët në dy vendet.
Remo Girone, MartaGastini, Beatrice Aiello, Anton Koëdrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radoja, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku, etj.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.