Filma

Filmi i ardhshëm Thor do të xhirohet në Sydney

Filmi i ardhshëm Thor, me protagoniste aktoren Natalie Portman si një mishërim femëror i superheroit të Marvel, do xhirohet në Sydney pas një fondi prej miliona dollarësh të dhuruar nga qeveria Australiane. Drejtuesi Taika Waititi dhe aktorët Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson do rikthehen për filmin e ri të Thor, pas atij të vitit 2017.

‘Thor : Love or Thunder’, tani do shpërngulet në studion e Fox në Sydney dhe produksioni do fillojë në mars të vitit 2020. Javën e kaluar Waititi shpjegoi se filmi i ri do bazohet në një libër komik ku Natalie do luajë rolin e doktoreshës Jane Foster e cila merr fuqitë dhe çekiçin e Thor pasi atij i hiqen aftësitë e tij.
Të premten u konfirmua se filmi do të ndiqte lidhjet antipodeane të Waititi dhe Hemsworth duke u kthyer në Australi. Thor: Ragnarok, në të cilin luajti Cate Blanchett së bashku me bashkatdhetarin Hemsworth, ishte i pari në seritë e filmit që u filmuan në Australi.

Ai vjen pas një tjetër filmi nga Marvel të sapo zbuluar, ‘Shang-Chi dhe Legjenda e Dhjetë Unazave’, i cili gjithashtu do xhirohet në Sydney.

Ministri i arteve në Australi, Paul Fletcher tha se kishte dhuruar 24 milionë dollarë për filmin dhe se ky projekt do krijonte 2500 vende të reja pune dhe do ta rriste ekonominë e Australisë me 178 milionë dollarë.

“Australia ka një marrëdhënie të mirë me studiot Marvel dhe jam shumë i kënaqur që ata do kthehen në brigjet tona vitin e ardhshëm”, tha Fletcher.

Marvel do ofrojë gjithashtu një program trajnimi për aktorët australianë si pjesë e marrëveshjes.

Thompson u shpreh se ishte “fantastike” të bënte një film tjetër në Australi përkrah Waititi-t, Thompson-it dhe Portman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë