Një Vend i Qetë, Pjesa II
Një Vend i Qetë ishte një nga filmat më të suksesshëm dhe më të adhuruar nga kritikët e kinematografisë. Premisa djallëzore e filmit është se Toka do të jetë e pushtuar nga monstra të panjohura me dëgjim hiper-akut. Nëse do të bënit qoftë edhe një tingull, ata do t'ju shqyenin copash.
Asnjëherë më parë audienca e kinemasë nuk kishte qenë aq e heshtur. Dy vjet më pas, regjisori John Krasinski kthehet për vazhdimin e filmit dhe gruaja e tij në jetë reale, Emily Blunt, do të luajë rolin e një gruaje që duhet të mbrojë fëmijët e saj. Në këtë film ajo zbulon se disa nga të mbijetuarit e tjerë (përfshirë Cillian Murphy) janë po aq të rrezikshëm sa edhe të huajt.
Mulan
Po, bëhet fjalë për rikthimin e një prej klasikëve të Disney, por Mulan është një botë larg nga Hirushja apo e Bukura dhe Bisha. Bazuar në legjendën kineze të një vajze (Liu Yifei) e cila maskon veten si burrë, në mënyrë që ajo të mund të bashkohet me ushtrinë perandorake, ajo nuk ka asnjë nga këngët e filmit origjinal, e lëre më një dragua të zgjuar. Përkundrazi, regjisori Niki Caro dhe kasti, i cili përfshin Jet Li, Donnie Yen dhe Jason Scott Lee, kanë xhiruar skena masive beteje dhe artesh marciale. Ky film shfaqet në kinema më 25 mars
Gratë e Ushtarëve
Keni nevojë për një film frymëzues? Filmi i ri i Peter Cattaneo është gjithçka që ju duhet,. Projekti i tij i ri, i frymëzuar nga një histori e vërtetë, bashkon Kristin Scott Thomas dhe Sharon Horgan të cilat luajnë rolet e dy grave që formojnë një kor në një bazë ushtareke ndërkohe që burrat e tyreshërbejnë në Afganistan. “Hollyëood Reporter” thotë se se kjo dramë "emocionuese dhe argëtuese" është tejet tërheqëse. Filmi del më 6 mars në 27 mars në SHBA.
Gjuetia
Ky thriller satirik nga “Blumhouse Productions” do të dalë në treg shtatorin e kaluar. Lëshimi i tij u shty pas të shtënave në Dejton dhe El Paso në gusht 2019, kur ekspertë (të cilët nuk e kishin parë filmin) e cilësuan si një produksion që nxiste dhunën. Edhe Presidenti Trump u fut në veprim, duke shkruar në Tëitter se "filmi është krijuar me qëllim që të shkaktojë kaos. I drejtuar nga Craig Zobel, filmi duket se rrotullohet rreth 12 të huajve që janë rrëmbyer nga një grup gjuetarësh super të pasur. Por asgjë nuk është siç duket …
Përpara
Dragonj, njëbrirësha dhe krijesa të tjera përrallore na rikthejnë një të kaluar mitike që ngjason me Greqinë e Lashtë ose Britaninë Mesjetare. Tom Holland dhe Chris Pratt janë zërat e dy vëllezërve të kukudhëve që shkojnë në një udhëtim ose një kërkim magjik, në përpjekje për të sjellë babain e tyre nga boat e të vdekurve.
Rrugët e pashkelura
Drama e re mistike e regjizores Sally Potter u ofron shikuesve historinë e tre jetëve në një film, Javier Bardem, i cili luan rolin e Leos, një emigranti që ka jetuar në Neë York që kur u transferua nga Meksika 30 vjet më parë. Tani, sidoqoftë, ai vuan nga çmenduria, ndërkohë që vajza e tij (Elle Fanning) dhe ish-gruaja e tij (Laura Linney) kujdesen për të, ai ëndërron për dy jetë të tjera që mund të kishte jetuar, si autor në një ishull Grek, dhe jetën e tij në Meksikë me dashurinë e tij të parë (Salma Hayek).
Bacurau
Besoni apo jo, ka dy filma të publikuar këtë muaj në të cilët të pasurit vrasin dhe rrëmbejnë të varfërit, Midis “Gjuetisë” dhe “Bacurau”, ky i fundit është më i çuditshmi. Në fillim filmi duket se ka të bëjë me korrupsionin politik në një fshat të largët brazilian, por kur arrijnë turistët e armatosur, ai shndërrohet në diçka shumë më surreale .
Radioaktiv
Një pionere femër që drejton biografinë e një tjetre. Regjisorja e këtij filmi është Marjane Satrapi, romancierja iraniano-franceze zbardh jetën e Marie Curie, shkencëtares polako-franceze që fitoi Cmimin Nobel dy herë por humbi jetën nga rrezatimi i lëndëve që studionte.
E vërteta
Regjizori japinez Hirokazu Kore-Eda drejtuar filma dramatik për 20 vjet, por ky është filmi i parë që ai ka realizuar jashtë Japonisë. “E Vërteta” (ose La Verité) , është një komedi franceze e ndërtuar rreth dy personazhev. Catherine Deneuve, një aktore ikonike parisienë e cila sapo ka shkruar një autobiografi, dhe Juliette Binoche e cil luan vajzën e saj, e cila nuk është shumë e kënaqur për mënyrën sesi fëmijëria e saj është pasqyryuar në libër. Filmi del më 5 mars në Gjermani, dhe më 20 mars në SHBA.
Vendimi i Gabuar
Konkursi i bukurisë “Miss Ëorld” mund të jetë tanimë një anakronizëm, por dikur ishte një nga shfaqjet më emocionuese televizive. Filmi tregon se cfarë ndodhi kur konkursi u vu në skenë në në Londër në vitin 1970. Aktivistët feministe (Keira Knightley dhe Jessie Buckley) planifikojnë një protestë të madhe, por Miss Grenada (e interpretuar nga Gugu Mbatha-Raë) argumenton se pjesëmarrja e saj paraqet një hap përpara për gratë me ngjyrë. Ndërkohë, organizatorët thjesht shpresojnë që konkursi të vazhdojë, dhe prezantuesi Bob Hope (Greg Kinnear), shqetësohet se humori i tij seksist po del nga moda
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.