Filma

Filmat më të mirë të vitit 2019 deri më tani…

US

Filmi horror dhe surreal, nga regjisori Jordan Pele, i cili ka dashur të tregojë se armiku më i madh i vetes jemi vetë ne. Duke përdorur lojëra të ndryshme në një vend aspak të zakonshëm i mbushur kudo me lepuj dhe vezë pashkësh, të cilat të bëjnë për të qarë dhe për të qeshur njëkohësisht, bën që teleshikuesi të jetë i mbërthyer pas ekranit.

Apollo 11

I krijuar dhe i publikuar për 50 vjetorin e Apollo 11, anija kozmike e parë që dërgoi njeriun në Hënë. Një dokumentar mahnitës që është bërë tërësisht nga pamjet e arkivuara vite më parë. Regjia është realizuar nga Told Douglas Miller, që tregon se fuqia emocionale e këtij filmi nuk vjen nga fakti që austonauntët kanë shkuar në hapësirë, por nga pamjet e pabesueshme të njerëzve që prisnin të ngrihej anija nga toka.

Midsommar

Keni frikë nga errësira? Ndoshta gjëja më e frikshme është fakti se ky film të bën që të guxosh e të mendosh jetën në errësirë. I realizuar gjatë periudhës verore, në një vend të largët suedez, filmi tregon për një grup turistësh amerikane që bashkohen për të shkuar në një festë. Ngjarjet e guximshme fillojnë që nga nisja e tyre dhe do të doni ta shihni këtë ngjarje çdo herë e më shumë.

For Sama

Regjisorja sirianë Waad al- Kateab, e realizoi këtë dokumentar në lidhje me jetën e saj në një nga spitalet e fundit që ishte në Aleon dhe kujdesej për rebelët, ku burri i saj Hamza Al-Khteab ishte një mjek. Gjatë kohës së qëndrimit atje, Waad lindi vajzën e saj të parë. Rrjedha e ngjarjeve në këtë spital nuk ka të mbaruar dhe duket sikur të gjithë në këtë vend ndodhen mes jetës dhe vdekjes në çdo moment.

Once Upon a Time… in Hollywood

Filmi i nëntë nga Quentin Tarantino, “Një herë në Hollywood është zhvendosur në vitet '60, ku qarkullonin shumë yje në skenën e Hollywood-it, si Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt. Një film prej afro  3 orësh, ka bëre që ky realizim të cilësohet nga kritikët si një letër dashurie, për nder të viteve të arta të Hollywood-it.

The Farewell

E shkruar dhe e realizuar nga Lulu Wang, the Goodwll, tregon historinë e një gruaje amerikano-kineze, e cila i ngjan gjyshes së saj dhe ka kancer. Sidoqoftë familja vendos të ruajë sekretin e diagnozës dhe krijon një festë për të mbledhur të gjithë familjen për herë të fundit. Bazuar në një histori të vërtetë, filmi është vlerësuar si një histori e vendosur mes traditave kulturore, por që kurrë nuk bën dallime.  

Parasite

Fituesi i Palme d’ Or 2019, është cilësuar si një komedi e zeze, një triller që përmban aksion dhe gjakderdhje. Një film, në dukje i zakonshëm pasi ka të bëjë me ndërthurjen e jetës ë dy familjeve, njëra që jeton në varfëri dhe tjetra në luks, por mbas jetës së thjesht fshihen mistere të mëdha.

Booksmart

Një film ku ngjarja kryesore ndodh  në një natë të mrekullueshme dhe vajzat Molly dhe Amy janë në prag të diplomimit të shkollës së mesme. Plani për të shkuar në festë kthehet në situata qesharake dhe fatkeqësish, pasuar nga një ndjenjë dashurie platonike. Regjisorja Olivia Wilde, tregon miqësinë e femrave në një kohë të bukur me personazhe të shkëlqyeshëm që tregojnë këtë perlë të moshës.

The Souvenir

Ky film është  frymëzuar nga shkrimtarja Joanna Hogg, në vitet 1980 në Londër. Julie,  një studente në moshë të re, përfshihet në një romancë me një burrë të moshuar, i cili është shumë i lidhur me operën dhe drogën.

Portrait of a Lady on Fire

 Një film i shkruar dhe i drejtuar nga Celina Scimma, e rikthen shikuesin në shekullin e XVIII, ku lind një marrëdhënie mes Heloise dhe shoqërueses së saj Marine. Marine është një artiste e cila pikturon fshehur portretin e saj për t’ia dërguar burrave të ndryshëm.

The Lion King

Donald Glover dhe Bryonce, duket se kanë dhënë më të mirën në këtë film. Mbreti Luan është cilësuar i një nga filmat më të bukur me animime dhe u mendua se kishte nevoje edhe për një xhirim real. Shikueshmëria ishte aq e lartë këtë vit dhe u rendit një ndër filmat më të shitur.

Fighting with my Family

Një vajze adoleshente në Norfolk, në Mbretërinë e Bashkuar e cila u rrit nga një familje e fiksuar pas mundjes është heroina e këtij filmi, që refuzon të ndjeki rrugën e familjes. Me regji të Stephen Merchant , ku film do të bëhet aq i dashur për ju sa nuk do të doni të ndaheni kurrë prej tij.

Sorry We Missed You

Filmi tregon jetën e një shoferi në veri të Anglisë i cili është i mbështetu tek vetëpunësimi. Ai është baba i një djali adoleshent dhe një vajze 11-vjeçare dhe gjatë gjithë kohës diskuton me gruan e tij për realitetin e një familjeje me të ardhura të pasigurta. Një dramë e cila tregon saktësisht atë që ndodh në jetën e përditshme të njerëzve.

Rolling Thunder: A Bob Dylan Story nga Martin Scorsese

Një film i realizuar me elementë imagjinare, tregon vijimin për filmin e mëparshëm të Bob Scylese i cili është një dokument që dëshmon turneun e festivalit “Rollind Thunder Revue në vitet 1975-1976. Gjatë kohës që shikoni filmin, do të ndjeheni sikur merrni  pjesë vërtetë në  udhëtim./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë