Lojra me Dore

Fillon Wimbledon, risitë e eventit sportiv elitë

Wimbledon eventi klasik i tenisit britanik fillon që prej kësaj të hëne me shujmë risi, mes shiut por edhe fansave që mund të shkojnë me syze dielli për të parë këto ndeshje. Lojtarët të gjithë me uniforma të bardha dhe tifozët që do të mbushin kodrat e Wimbledon  për të parë ndeshjet, pa dyshim që do të jetë një panoramë që do ta shikojmë edhe këtë herë.

Por BBC ka publikuar disa nga risitë e këtij sezoni të Wimbledon.

Rikthehet, Andy Murray, por jo siç e kemi parë më herët. Shumë mendonin se tenisti më i mirë britanik, Andy Murray kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit në tenis, kur ai përmendi planet e daljes në pension në një konferencë shtypi në Australian Open në janar. Por pas një reflektimi, dy herë kampioni i Wimbledon  u rikthye për të fituar dhe që ta ketë edhe një her tjetër mundësinë për ta marrë trofeun nga mbretëresha e Britanisë së Madhe.

Pas mungesës në Wimbledon vitin e kaluar, Murray është kthyer, por ndryshimi i madh është se ai do të luajë në një sfidë dyshe dhe jo teke. Britaniku do të jetë në çift bashkë me Pierre-Hugues Herbert të Francës, i cili e ka fituar titullin dyshe në çdo Grand Slam ku ka marrë pjesë, çka mund të jetë një garanci për sukses për Murray.

Arenë të mbuluar. Shiu është një nga komponentët kryesor të Wimbledon, por tani fusha e parë do të jetë e mbuluar. Kjo do të thotë që ndeshja mund të vazhdojë atje deri në orën 23:00 pavarësisht kushteve atmosferike.

Nuk do të ketë më ndeshje maratonë. Ndeshja mund të jetë në gjendje të vazhdojë më vonë në “Court One” tani që është e mbuluar, por nuk do të ketë ndeshje më sfida maratonë, sepse në setin përfundimtar do të futet një ndërprerje në Wimbledon  këtë vit. Shishet e ujit që do të përdoren gjatë këtij eventi jenë plotësisht të riciklueshme dhe të bëra nga material 100% i ricikluar. Më shumë tenis për sportistët në karrige me rrota.

Përpos të gjithave organizatorët garantojnë se spektakli do të jetë i njëjtë dhe të gjithë do mund ta shijojnë atmosferën që dhuron tenisi në këtë event, që është i veçantë nga çdo “Grand Slam” tjetër.

Pretendentët janë të përhershmit, me Gjokoviç dhe Nadal që do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund për meshkujt. Ndërsa për femrat Osaka, Voznajki dhe Uilliams sërish kuotohen si sportistet që mund t’i shkojnë deri në fund.

 

Më Shumë