Teknologji dhe Inovacion

Fillon “ndërtimi” i Metaverse, Facebook planifikon të punësojë 10 mijë persona në Evropë

Facebook po planifikon të punësojë 10.000 punëtorë në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme për të punuar në një platformë të re kompjuterike që premton të lidhë njerëzit virtualisht, por që mund të ngrejë shqetësime në lidhje me privatësinë dhe platformën sociale duke fituar më shumë kontroll mbi jetën online të njerëzve.

Sipas Marc Zuckerberg, Metaverse do të jetë platforma e ardhshme më e madhe kompjuterike.

Kompania për momentin po përballet me një sërë problemesh dhe njoftimi për të punësuar 10 mijë persona është një hap pozitiv për kompaninë.

"Po fillojmë udhëtimin për të sjellë Metaverse në jetë dhe kemi nevojë për shumë persona të specializuar për të qenë pjesë e një gjëje kaq të madhe”, shkruhet në njoftimin e Facebook.

Rekrutuesit e Facebook po synojnë Gjermaninë, Francën, Italinë, Spanjën, Poloninë, Hollandën dhe Irlandën për të nxitur punësimin.

Metaverse është një botë njësoj si e jona por do të jetë virtuale ku njerëzit do të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin por si avatarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë