Ngjarje

Fillon kërkimi për viktimat e humbura të komunizmit shqiptar

Komisioni ndërkombëtar për personat e zhdukur (ICMP) të premten i bëri thirrje familjeve të viktimave të komunizmit që të vizitojnë zyrën e tyre në Tiranë dhe të japin mostra gjaku, që do të shërbejnë për identifikimin e eshtrave të afërmve të tyre.

Kjo deklaratë filloi pasi parlamenti Shqiptar aprovoi marrëveshjen e shumë pritur me ICMP për të filluar procesin e kërkimit.

“ICMP vlerëson ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe guximin e autoriteteve shqiptare për trajtimin e kësaj çështjeje shumë të ndjeshme nga e kaluara komuniste e Shqipërisë,” tha në një komunikatë për shtyp shefi i programit të ICMP-së Matthew Holliday.

Negocimet për marrëveshjen filluan që në marsin e vitit të kaluar. Komisioni parashikon se ka dy zona të njohura për mbetjet e epokës komuniste, një pranë Tiranës dhe një tjetër afër një kampi përqendrimi i cili ndodhej në Ballsh.

Anëtar të komisionit të personave të zhdukur

Historianët vazhdimisht tregojnë, se gjatë 45 viteve të sundimit komunist, një numër i panjohur i shtetasve shqiptarë u ekzekutuan dhe  varrosën në varrë të pashënuara, ose vdiqën në kampet e përqendrimit.

Rreth 6000 emra të ekzekutuar u identifikuan në fillim të viteve 1990. Lokacionet e vend varrimeve të disa mijëra prej tyre ende nuk janë të njohura. ICMP u ofroi ndihmë autoriteteve shqiptare mbi çështjen në vitin 2010, pasi kërkimi privat i një personi për varrin e të atit të tij zbuloi një varr masiv pranë Tiranës në malin e Dajtit.

Pas kësaj ngjarje qeveria krijoi një komision për të punuar në këtë çështje, por nuk pati asnjë përpjekje sistematike për të trajtuar atë, edhe eshtrat e atyre që u zbuluan në vitin 2010 janë ende të paidentifikuara./Ballkan Insight/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë