Qendra me presion të ulët atmosferik vijon të ushtrojë aktivitetin e saj në Adriatik duke mbajtur reshje shiu në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.
Të hënën moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me aktivitet kryesor në pjesën e parë të ditës, në alpe do të ketë reshje bore ndërsa pasdite reshjet do të humbasin intesitet. Era do të jetë me drejtim Perëndim shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/1°C
Zona e ulët 12/18°C
Zona bregdetare 14/19°C
E Martë, data 22 Nëntor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës ndërsa pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të intesifikohen dhe do të kemi stuhi në zonën veriperëndimore dhe jugperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/11°C
Zona e ulët 11/17°C
Zona bregdetare 14/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




