Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik, duke sjellë përmirësim të pjesshëm të kushteve atmosferike në vendin tonë gjatë fillimit të javës.
Ditën e hënë moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore, vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu në juglindje dhe mjegull në verilindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/12°C
Zona e ulët 8/18°C
Zona bregdetare 12/19°C
E Martë, data 06 Dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/12°C
Zona e ulët 10/19°C
Zona bregdetare 12/19°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




