Presion i lartë atmosferik do të përmbyllë muajin Tetor me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta në Europë dhe vendin tonë.
Ditën e sotme (e hënë), moti do të me mjegull deri para dreke pranë luginave, gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/21°C
Zona e ulët 8/29°C
Zona bregdetare 12/27°C
E Martë, data 01 Nëntor 2022
Moti do të mbetet pa ndryshime , mjegulla në mëngjes do të jetë e pranishme , gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/21°C
Zona e ulët 8/27°C
Zona bregdetare 12/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.