Ngjarje

Fier/ Ndezi zjarr për të djegur barishtet por flakët përfshinë disa fshatra, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se shkaktoi zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu fshatin Drizë dhe zonat përreth pasditen e të dielës.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë N. J., banues në Drizë. Ai dyshohet se më 5 korrik, në tokën në pronësi të babait të tij, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëme materiale në disa fshatra.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve, shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u kërcënuan nga zjarri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë