Ka ndodhur

Fier, kultivuesit kapen duke tharë kanabisin mes misrit

Shtatë persona janë arrestuar këtë të hënë në Fier me akuzën e kultivimit të kanabisit, ku mes tyre është proceduar edhe kryeplaku i fshatit Hamil.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Hamil në stallën në pronësi të personit me inicialet A.H., janë gjetur dhe sekuestruar 60.4 kg kanabis.

Policia ka arrestuar A.H., 42 vjeç, Z.K., 36 vjeç, A.K., 24 vjeçe, F.K., 38 vjeçe, H.K., 60 vjeçe dhe F.K., 34 vjeçe, banues në fshatin Baltëz, të cilët u kapën duke kryer procesin e tharjes së bimëve narkotike.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, kryeplaku i fshatit Hamil, shtetasi S.H., 56 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit në këtë fshat, në tokën e mbjellë me misër të E.H., 39 vjeç, u gjetën të kultivuara bimë kanabisi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë