Ka ndodhur

Fier, dy vëllezër marrin peng për një orë 22-vjeçarin

Gazeta Si - Një 22-vjeçar në Fier është marrë peng nga dy dy vëllezër. Policia thotë se shtetasit I.A., 32 vjeç dhe E.A., 25 vjeç, kanë mbajtur peng për një orë të riun me iniciale J.G., duke e kërcënuar për jetën.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë marrë peng për rreth një orë, si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

Dy vëllezërit janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë