Ka ndodhur

Fier, 67-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë

Nga Gazeta Si - Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Policia e Fierit thotë se viktima është identifikuar me inicialet H. H. Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 17:00 në vendin e quajtur “vija e ngjalës”.

Nga konstatimet paraprake, 67-vjeçari nuk ka shenja dhune.

Dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë