Ka ndodhur

Fier, 60-vjeçari tenton të qëllojë me çifte një person pas një konflikti

Një konflikt mes dy personave, për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi në Roskovec të Fierit, ku një shtetasi me iniciale B.H., ka goditur më një send të fortë një 60-vjeçar me inciale V.H.

Ky i fundit ka shkuar më pas dhe ka marrë armën e gjahut dhe është nisur për në banesën e 55-vjeçarit që e goditi.  Por ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale. V.H. është kapur në kohë bashkë me armën e gjahut të cilën e kishte me leje.

Në vijim të veprimeve hetimore,  specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec dhe proceduan penalisht për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje” shtetasin V. H., 60 vjeç, banues në Roskovec. Ky i fundit ndodhet në spital duke marrë kujdes shëndetësor. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë