Ka ndodhur

Fier, 27-vjeçari plagos me thikë dy vëllezër

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri me një 27-vjeçar. Të plagosurit janë D.S. 32 vjeç dhe E.S. 38 vjeç banues në Fermë Çlirim të Fierit.

Autori i dyshuar është 27-vjeçari me iniciale K.T. nga po i njëjti fshat. Ai është arrestuar nga policia dhe akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Plagosja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta. Ndërkohë, dy vëllezërit e plagosur morën mjekim në spitalin e Fierit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë