Shendet

Fibroza pulmonare idiopatike, çfarë është dhe si manifestohet

Fibroza pulmonare idiopatike është një sëmundje që aktualisht nuk ka shërim që mund të zhdukë këtë çrregullim. Për këtë sëmundje trajtohen simptomat dhe një nga zgjidhjet e mundshme është edhe shmangia e sëmundjes.

Sipas disa sondazheve statistikore, incidenca për tu prekur është 1 në 1000 persona. Prandaj, është një çrregullim i rrallë që prek kryesisht burrat, veçanërisht ata mbi moshën 50 vjeç. Fibroza pulmonare idiopatike është një lloj sëmudjes kronike e mushkërive që karakterizohet nga formimi anormal i indit mbresë rreth alveolave për arsye ende të panjohura.

Këto të fundit janë qese të vogla të vendosura në fund të “pemës bronkiale”. Pikërisht këtu përfundon rrjedha e ajrit të frymëzuar dhe oksigjeni tërhiqet. Fibroza pulmonare idiopatike i përket kategorisë së pneumonisë intersticiale idiopatike, etiologjia e së cilës, siç nënkupton termi nuk është infektive, por diçka e panjohur. Për fat të keq, pasojat e sëmundjes janë të pakthyeshme, kjo do të thotë që ndryshimet në mushkëri janë të përhershme dhe se indi që krijohet nuk mund të zëvendësohet me ind funksional.

Përkundër hulumtimeve të gjera, shkaqet e fibrozës pulmonare idiopatike nuk dihen ende. Megjithatë, ekzistojnë disa faktorë rreziku që mund të favorizojnë paraqitjen e tij. Para së gjithash, gjenetika. Studime të ndryshme kanë treguar se më shumë se 20% e pacientëve kanë një anëtar të familjes të prekur nga sëmundja ose në çdo rast nga pneumonia intersticiale idiopatike. Për më tepër, 75% e pacientëve kanë një histori të gjatë të pirjes së duhanit. Kështu personat që kanë luftuar infeksionet virale të shkaktuara, për shembull, nga virusi i hepatitit C dhe virusi Epstein-Barr janë gjithashtu të rrezikuar. Refluksi gastroezofageal dhe ekspozimi për arsye pune në metal, qymyr, dru, ose gur. Së fundmi, siç është përmendur tashmë, sëmundja është më e përhapur në mesin e burrave dhe shanset për të vuajtur nga sëmundja rriten me rritjen e moshës.

Ashpërsia e simptomave të fibrozës pulmonare idiopatike varet nga sa e gjerë është indi në mushkëri, kështu që ndryshon nga individi në individ. Për disa pacientë, për më tepër, simptomat janë të rëndësishme që nga fillimi. Në të tjerët, megjithatë, bëhet e rëndë brenda disa muajsh. Shenjat tipike klinike përfshijnë: dhimbje gjoksi, kollë të thatë, e probleme me frymëmarrjen. Ka ndërlikime të shumta të cilat, duke e bërë gjendjen shëndetësore në mënyrë të konsiderueshme më të keqe, mund të çojnë në vdekje edhe për një kohë të shkurtër. Këto përfshijnë kancerin akut të mushkërive, probleme të theksuara të frymëmarrjes, hipertensionin.

Burimi:Il Giornale/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë