Festivali i mundjes së deveve në Turqinë perëndimore tërheq mijëra njerëz çdo vit për të parë kafshët mbetet një element i rëndësishëm i kulturës nomade të Turqisë.
Mundja me deve i ka rrënjët në fillim të shekullit të 19-të dhe Incirliova, një qytet në Turqi, njihet si vendi kryesor për mundjen.
Festivali, i cili theu rekordet e pjesëmarrjes në të kaluarën, mbetet ende i popullarizuar dhe gjatë fundjavës, njerëz nga e gjithë Turqia u dyndën në Arenën Pamucak, ku devetë u paraqitën nga pronarët e tyre për mundje.
Moti i ftohtë nuk ishte pengesë për të apasionuarit pas mundjes, teksa shikonin devetë, të stolisura me shalë shumëngjyrëshe, që bredhin në arenë para eventit kryesor. Disa spektatorë veshën kostume tradicionale aq shumëngjyrëshe sa shalët e deveve, duke pasqyruar kulturën Yörük. Për spektatorët, mundja me deve është pjesë e një eksperience argëtimi që përfshin valle popullore dhe gosti rreth zjarreve në anët e arenës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.










