Mode

Festivali i Kanës ‘mirëpret’ Palestinën…por jo Jezu Krishtin

Aktorja britanike Cate Blanchett ka fituar zemrat e rrjetit pasi u shfaq me një fustan me ngjyrat e flamurit të Palestinës. Fustani i Blanchett ishte një iluzion optik i përbërë nga e zeza, jeshilja dhe e bardha që kur u bashkuan me tapetin e kuq të festivalit krijoi flamurin e Palestinës. Veprimi i aktores u cilësua si tepër i guximshëm, pasi evenimentet publike të tilla nuk kanë lejuar mesazhet politike lidhur me Izraelin, Ukrainën, Palestinën, Kinën etj.

Nga ana tjetër Jezusi nuk u mirëprit në Kanë. Një modele, identiteti i së cilës ende nuk është zbuluar, u dëbua nga tapeti i kuq pasi fustani i saj ishte një portret gjigand i Jezu Krishtit dhe mund të transmetonte mesazhe të gabuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë