Ngjarje

Festat ‘rikthejnë’ emigrantët në Shqipëri. 13 mijë qytetarë kanë hyrë në 24 orët e fundit

Nga Gazeta 'SI' - Festat e fundvitit, si gjithmonë edhe këtë vit kanë rikthyer emigrantët shqiptarë në origjinën e tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 5.772 shtetas, duke krijuar kështu nevojën e shtimit të sporteleve atje. Ndërkohë, nga e njëjta pikë kanë dalë 2.462 qytetarë.

Në portin e Durrësit situata është më intensive, kur për 24 orët e fundit kanë hyrë 7.000 shtetas dhe mbi 1.800 automjete. Vetëm mëngjesin e së shtunës kanë mbërritur 4.000 shtetas.

Njësoj dhe në portin e Durrësit,  po punohet me kapacitet të plotë, 24 sportele, nga 12 që funksionojnë zakonisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë