Mode

Ferrari bëhet pjesë e modës, prezanton koleksionin e parë të rrobave

Ferrari të dielën hapi koleksionin e saj të parë të modës, duke u ofruar adhuruesve të markës Ferrari dhe super veturave të saj një prekje të "couture" brenda një game moderne veshjesh.

Kjo nismë shënon një hap të madh në strategjinë e re të markës Ferrari, një nga investimet më të mëdha të saj jashtë biznesit të makinave, të cilat kompania dëshiron të llogarisë rreth 10% të fitimeve në 7 deri në 10 vjet.

Planet e Ferrarit për të zgjeruar markën e saj përfshijnë gjithashtu një restorant të ri në Maranello në Italinë veriore.

Shfaqja e drejtuar nga drejtori kreativ dhe ish-krijuesi i Armanit Rocco Iannone, u bë në fabrikën e Ferrarit në Maranello, me një pasarelë të ngritur në vijën e montimit për makinat sportive "Prancing Horse" V12.

"Ne duam të tërheqim të rinj dhe gra. Synimet tona nuk janë vetëm ata që blejnë një Ferrari por edhe ata që i dinë vlerat e markës”, tha Iannone.

Iannone, 37 vjeç, një vendas nga Kalabria në jug të Italisë, tha se ai punoi shumë në pëlhura, të cilat janë mëndafshi dhe najloni dhe kanë modele makinash në to.

Iannone e përshkroi koleksionin si "gjithëpërfshirës", me 80% të artikujve të dizajnuara për t'u bërë thirrje grave dhe burrave ti bashkohen markës pa qenë nevoja të kenë një makinë, me madhësi që shtrihen nga XXXS në XXXL.

"Ferrari nuk është kurrë një kompani nostalgjike, është gjithmonë e gatshme për të kapur frymën e së tashmes dhe për të parë të ardhmen", tha ai.

Me çmime që variojnë nga rreth 200 euro (242,12 dollarë) për bluzat deri në 3000 euro për palltot.

Ferrari, megjithatë, nuk do të harrojë mbështetësit e saj të Formula 1. Kompania do të vazhdojë të shesë kapele, gota dhe bluza për tifozët.

"Të rejat do të ruajnë dy shpirtrat e saj, blerësit dhe mbështetësit e makinave", tha Iannone.

Koleksioni i Ferrarit do të ofrohet kryesisht në internet dhe përmes dyqaneve zyrtare të kompanisë në Maranello, Milano dhe Romë, ndërsa hapjet e mëtejshme të dyqaneve janë planifikuar në Los Angeles dhe Miami këtë vit dhe në Kinë në 2022.

"Asgjë nuk ndryshon në strategjinë tonë të markës, qëllimi është të arrijmë një publik më të gjerë, veçanërisht të rinjtë dhe gratë, që është thelbësore për biznesin tonë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë