Shendet

Femrat kanë më shumë ftohtë se meshkujt

Shpeshherë femrat ankohen më shumë për të ftohtin se meshkujt dhe për këtë ka një arsye.

Një studim i bërë Maryland School of Medicine thotë se femrat kanë metabolizëm më të ngadaltë se meshkujt.

Gjatë këtij studimi u morën rreth 120 vullnetarë nga vende të ndryshme deri në moshën 40 vjeç dhe rezultatet përfundimtare treguan se meshkujt kanë 25 përqind metabolizëm më të lartë se femrat.

Meshkujt kanë një masë muskulare më të madhe që gjeneron ngrohtësi, kurse masa trupore e femrave është më pak aktive dhe gjeneron të ftohtë.

Si rrjedhojë ato janë më të predispozuara të ndjejnë të ftohtë më shumë se meshkujt.

Një tjetër rezultat interesant i këtij studimi tregoi se femrat që përdorin vazhdimisht kontraceptivë kishin më ftohtë se femrat që nuk i përdornin ato, kjo pasi pilulat ndikojnë në uljen e temperaturës së trupit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë