Shendet

Fëmijët e kohëve moderne po “ndryshken”

Sipas një studimi të fundit, fëmijët nga 4 deri në 11 vjeç, në të gjithë botën, nuk bëjnë ushtrime fizike të mjaftueshme. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se shëndeti i fëmijëve po dëmtohet dhe kjo ndikon si në zhvillimn e trurit ashtu edhe në aftësitë e tyre sociale. Sipas raporteve të organizatës pasiviteti, është një problem universal dhe kjo nuk ka të bëjë me vendet e varfra apo të pasura.
Por çfarë përfshijnë ushtrimet sportive që bëjnë zemrën dhe mushkëritë të funksionojë më mirë?
Ushtrime të ndryshme që këshillohen nga mjekët janë çiklizmi, noti, futbolli, vrapi e sporte të tjera. Sipas ekspertëve të gjithë prindërit duhet të synojnë që fëmijët e tyre të kryejnë rreth 60 minuta ushtrime në ditë. Nga 146 vende ku u krye studimi, rezultoi se djemtë ishim në aktivë se vajzat.
“Unë nuk e konsideroj këtë një fenomen qesharak. Ka një sërë provash që tregojnë se ushtrimet fizike janë të rëndësishme për një shëndet të mirë” thotë Fiona Bull nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ajo shton se arsyeja kryesore pse bëhen thirrje e studime të vazhdueshme është vetëm shëndeti, si tani ashtu edhe në të ardhmen. Bull shpjegon se nëse do të jesh aktiv do të thotë se, ke zemër dhe mushkri të shëndetshme, kocka dhe muskuj të fortë, shëndet të mirë mendor dhe peshë të ulët trupore.
“Nëse keni qenë fëmijë dhe adoleshent aktiv, do të jeni edhe të rritur aktivë,” thotë Regina Guthold nga OBSH.
Një jetë aktive fizikisht mund të zvogëlojë rrezikun e shumë sëmundjeve që nga atakët kardiak deri te diabeti i tipit 2. Gjithashtu, ka shumë studime që tregojnë se aktiviteti fizik ndikon edhe në zhvillimin e trurit.

“Fëmijët dhe adoleshentët nuk janë dembelë. Kjo na tregon diçka universale, por që nuk ka të bëjë me fëmijët. Është neglizhenca dhe dështimi jonë që nuk i kemi dhënë përparësi edukimit fizik dhe kjo është një defiçencë në mbarë botë,” shprehet Bull.
Sipas autorëve të raportit, të rinjtë në grupmoshën e lartpërmendur, janë të inkurajuar të punojnë më shumë, të studiojnë më shumë dhe nuk kanë kohë për ushtrime fizike.
“Shpesh qëndrojmë për periudha të gjata ulur, si në shkollë, duke bërë detyrat, duke konsumuar një kafe me miqtë e kështu, koha jonë plotësohet dhe nuk e kemi mundësinë për të kryer ushtrime fizike” shprehet Leanne Riley, një nga autoret.
Studimi u botua në revistën “The Lancet Child &Adolescent Health” dhe tregoi se pasiviteti i një problem global tek fëmijët është tepër një problem shumë i rëndësishëm që duhet trajtuar.

Mark Tremblay, nga Spitali i Fëmijëve të Institutit Kërkimor Lindor Ontario, në Kanada, thotë se revolucioni në botën e teknologjisë ka shndërruar rrënjësisht modelet e jetës së njerëzve, duke ndryshuar të gjithë mënyrën e tyre të jetesës.
“Tashmë njerëzit flenë më pak, qëndrojnë më shumë ulur, ecin më rrallë, ngasin makinën rregullisht dhe bëjnë më pak aktivitet fizik se sa dikur,” shton ai.
Gjithashtu edhe Russell Viner, dekan në degën e Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, në universitetin e Londrës, thotë se gjetje janë shqetësuese.
“Fëmijët që janë më aktiv kanë shëndet më të mirë dhe janë më të shëndetshëm edhe nga ana mendore. Ne duhet të bëjmë më të lehtë për fëmijët edukimin fizik, duke i treguar vazhdimisht se një jetë aktive është një jetë e shëndetshme,” theksoi Viner./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë