Shendet

Fëmijët e grave mbipeshë mund të preken më lehtë nga kanceri

Sipas një studimi të kryer së fundi, fëmijët e lindur nga nënat që janë mbipeshë, kanë 57 përqind më shumë gjasa për t'u prekur nga kanceri. Hulumtuesit, të cilët analizuan më shumë se 2 milionë lindje dhe 3000 raste të kancerit në Pensilvani, besojnë se ndërprerjet në nivelet e insulinës në pikat kyçe të zhvillimit të fetusit mund të vënë në lëvizje ndryshimet e rrezikshme të qelizave që çojnë në sëmundje vite më vonë.

Hulumtuesit thanë se lidhja është shumë e fortë dhe se gratë që mendojnë për të sjellë në jetë një fëmijë, duhet të heqin dorë nga ushqimet e shpejta, sheqeri i tepërt, të cilët mund të pengojnë kontrollin e insulinës. "Tani për tani, ne nuk dimë shumë faktorë për rrezikun e kancerit të fëmijërisë", tha autorja kryesore Dr Shaina Stacy, një epidemiologe në Universitetin e Pitsburgut. "Shpresa ime është që ky studim të jetë, në njëfarë mënyre, fuqizimi dhe gjithashtu motivimi për humbje peshe."

Ekipi u bazua tek të dhënat e lindjes dhe regjistrit të kancerit të paraqitura në shtetin e Pensilvanisë ndërmjet viteve 2003 dhe 2016. Ata gjithashtu zbuluan se fëmijët të lindur nga nënat mbipeshë, në moshën 5 vjeçare ishin të rrezikuar nga leuçemia. Stacy tha: 'Qëllimi ynë nuk është t”i bëjmë gratë mbipeshë të ndjehen keq, por në vend të kësaj, të jetë një shtysë më shumë për a, që të humbasin peshë.” Ajo shtoi : "Se kjo është shpresë se mund të shmanget një faktor i rrezikshëm.”

Rezultatet, të botuara në Journal Amerikane të Epidemiologjisë, u bazuan në BMI para shtatzënisë tek nënat dhe diagnozën pasuese të kancerit tek pasardhësit e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë