Shendet

Fëmijët abuzojnë me sheqerin që prej moshës 10 vjeç

Një studim i fundit ka treguar se “armiku” kryesor i fëmijëve në mbarë botën është sheqeri.  Kryesisht të vegjlit kudo në botë, tejkalojnë sasinë maksimale të sheqerit të rekomanduar për një 18 vjeçar, që në moshën 10 vjeç.

Sipas Angjencisë së Shëndetit Publik në Angli, kjo bazohet në konsumimin e përgjithshëm të sheqerit nga mosha 2 vjeçare.

Fëmijët konsumojnë më tepër se sa duhet, rreth tetë kube sheqeri në ditë ose 2.800 kube në vit.

Agjencia deklaroi se duhet të vendosen gjoba për kompanitë që nuk zvogëlojnë sasinë e sheqerit në prodhimet e tyre. Gjithashtu i bën thirrje konsumatorëve që të mos konsumojnë me tepricë sheqerin në mënyrë që të shamngin obezitetitn, prishjen e dhëmbëve dhe sëmundje të tjera të lidhura me sheqerin e tepërt.

Një ndër zgjdhjet më efikase mund të jetë edhe konsumimi i ushqimeve dhe pijeve me sheqer të ulët. Konsumimi i sheqerit për fëmijët e moshës 4-6 vjec  është 19 gramë, ndërkohë që fëmijët zakonisht konsumojnë 52 gramë sheqer në ditë, bazuar në  një studimin të fundit për mënyrën e ushqyerjes në Angli.

Gjysma e këtij sheqeri gjendet në dieta e fëmijëve, si pijet e ëmbla, biskotat, ëmbëlsirat dhe shumë produkte të tjera.

Prindërit duhet të reduktojnë në mënyrë graduale produktet të cilat kanë shumë sheqer. Për shembull në vend të pijeve me gaz, duhet t’i japinfëmijëve të tyre lëng të shtrydhur.  Gjithashtu, edhe drithërat e mëngjesit duhet të jenë sa më pak kalorike.

Dr Alison Tedstone , shefi ekzekutiv i Agjencisë së Shëndetit Publik tha se fëmijët po konsumojnë shumë sheqer dhe prindërit, duhet të marrin urgjentisht masa që kjo mënyrë jetese të mos i bëjë ata të krijojnë varësi nga sheqeri në të ardhmen.

Agjencia po punon me industrinë konsumatorë për të ulur 20% të sheqerit në produktet që konsumojnë fëmijët. Kjo objektivë parrashikohet të arrihet deri në vitin 2020. Gjithashtu, doktoresha Tedstone tha se nëse nuk përmbushet ky objektiv do të  detyrohen të vendosin gjoba për prodhuesit e produkteve të ndryshme.

Tim Rycroft, drejtori ekzekutiv së industrisë së ushqimit në Angli, shprehet se qeveria duhet të presi raportimin e të dhënave përsa i përket përqindjes së konsumatorëve që abuzojnë me sheqerin dhe më pas të marri masa. Ai deklsroi se janë shtuar shumë produktet me pak sheqer gjatë viteve të fundit.

Nderkoë që këshillohen vazhdimisht konsumatorët se duhet të kontrrollojnë etiketat e paketimit pët të parë përqindjen e sheqerit në produkte.

Burimet kryesore nga e marrin sheqerin fëmijët janë:

Pijet energjike, deri në 10 %

Ëmbëlsira të ndryshme, deri në 10 %

Sheqeri i pa përpunuar, deri në 9%

Biskotat, deri në 9%

Drithërat që përdorin zakonisht në mëngjes, deri në 8 %

Kos i frutave, deri në 6%

Akullore, deri në 5%

Puding,deri në 4%./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë