Lojëra me Dore

Federer flet me fansat: Më mungon Nadal, e trishtë të mos e shoh në Roland Garros

Gazeta Si – I mungon pjesa e dëgjimit të ulërimës së publikut dhe darkat me kolegët pas stërvitjes, por në anën tjetër, tërheqja nga sporti i ka "hequr nga shpatullat një peshë të madhe. Nuk ka më stres dhe presion".

Roxher Federer ka komunikuar në Tuiter me fansat e tij, të cilët kanë mbetur ‘jetimë’ pasi zvicerani i dha lamtumirën tenisit. Ata e pyesnin për episodet më të bukura në karrierë, por edhe pas saj.

Hera e fundit kur nuk e kanë njohur? ‘Në garën e Majemit në Formula 1 pak ditë më parë, një djalosh u afrua dhe më tha: Zoti Nadal, bëjmë një foto? I shpjegova që nuk jam Nadal dhe ai iku pa e bërë foton’.

Dhe kur fjala bie për mikun e tij spanjoll, Federer shkruan: "Më mungon shumë, është e trishtë të mos e shoh të luajë në Paris. Roland Garros+Nadal = arritje legjendare. A më mungojnë ndeshjet me të? Pothuajse… Është e vështirë të mos e shoh në fushë, por jam i kënaqur që po i jep kohë trupit që të rikuperohet sa më mirë dhe që t’i dhurojë ndonjë arritje tjetër të madhe”.

Ivan Ljubiçiç, koleg dhe më pas trajner i tij, e pyet: "Kush është trajneri yt kroat pa flokë i preferuar?" Federer përgjigjet: "Nuk e di, duhet më parë të konsultohem me librat dhe historinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë