Rregullatorët shëndetësorë amerikanë kanë paralajmëruar se vaksina Johnson & Johnson e Covid-19 mund të ketë lidhje me një rrezik në rritje të çrregullimit të rrallë neurologjik të njohur si sindroma Guillain – Barré. Rreziku i shfaqjes së këtij çrregullimi potencialisht serioz tek ata që kanë marrë vaksinën e Covid-19 ishte shumë i rrallë.
“Raportet e ngjarjeve anësore pas përdorimit të vaksinës nën autorizimin e përdorimit emergjent tregojnë një rritje të rrezikut të sindromës Guillain-Barré (GBS) gjatë 42 ditëve pas vaksinimit,” thanë ekspertët.
FDA dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rishikuan raportet se rreth 100 njerëz zhvilluan GBS pasi morën vaksinën me një dozë nga Johnson & Johnson, tek 13 milion njerëz që kanë marrë këtë vaksinë deri me tani. FDA tha se të gjithë kërkuan shtrimin në spital dhe një person vdiq. Shumica e rasteve që u prekën nga simptoma përfshinin burra mbi moshën 50 vjeç. Simptomat tek ata filluan të shfaqen rreth dy javë pas vaksinimit.
“Nuk ka ende prova të mjaftueshme për të vërtetuar se vaksina është e lidhur drejtpërdrejt me gjendjen por do vazhdojë të monitorojë situatën,” shton FDA.
Çfarë është Sindroma Guillain – Barré?
Guillain – Barré, është një çrregullim i rrallë, ku sistemi imunitar i trupit sulmon qelizat e tij nervore, duke shkaktuar dobësi të muskujve dhe në disa raste duke çuar në paralizë të të gjithë trupit. Shërimi mund të zgjasë me javë ose muaj dhe ka një normë fataliteti prej 4-7 për qind. Pacientët u këshilluan që menjëherë të konsultohen me një mjek nëse shfaqen simptomat.
Shkaqet e saj zakonisht përfshijnë diarre ose probleme të frymëmarrjes e cila përbën rreth dy të tretat e rasteve të personave që preken nga sindroma, por disa vaksina në të kaluarën gjithashtu e kanë shkaktuar këtë sëmundje. GBS është e rrallë, duke prekur vetëm rreth 1 në 100,000 njerëz.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje