Shendet

FDA miraton vaksinën e Pfizer

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), pas një analizë të hollësishme, arriti në përfundimin se vaksina e parë Covid-19 që po konsiderohet për shpërndarjen në SHBA "plotëson kriteret e përshkruara të efektivitetit" në një studim klinik, duke treguar se agjencia së shpejti do të marrë produktin historik. Analiza e FDA nënvizoi përfitime të ndryshme nga vaksina. Këto përfshinin "zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga Covid-19 të paktën shtatë ditë pas marrjes së dozës së dytë. Vaksina Pfizer kërkon dy doza për mbrojtje të plotë. Referenca për zvogëlimin e sëmundjes së rëndë të konfirmuar ishte e rëndësishme, pasi kritikët e hershëm të disa prej provave të vaksinave ishin të shqetësuar sepse mendonin që vaksina do të parandalonte vetëm fazën e lehtë të sëmundjes.  Nën rreziqet e njohura, agjencia tha se vaksina mbarte efekte anësore, ku më të zakonshmet ishin  inflamacioni në vendin e injeksionit, lodhja, dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, dhimbjet e kyçeve dhe ethet.

Të dy raportet do të shqyrtohen të enjten nga një panel këshillimor i jashtëm. Një rekomandim pozitiv nga paneli këshillimor mund të çojë  në vendimin për përdorim emergjent të vaksinës këtë fundjavë.

Pfizer ka raportuar se vaksina e saj është 95% efektive në mbrojtjen  e personave që kanë simptoma nga Covid-19 dhe ishte Britania shteti i parë që filloi sot vaksinën.  Raportet e treguara përfshijnë  të dhënat e sigurisë për dy muaj, që janë zhvilluar nga FDA.

Universiteti Johns Hopkins të hënën njoftoi se rastet e SHBA-së po i afroheshin 15 milionëve dhe se vdekjet e ShBA-së tashmë ishin mbi 283,000. FDA ka përshpejtuar proceset e saj tradicionale të miratimit gjatë muajve duke marrë në konsideratë vaksinën Pfizer  për autorizim e përdorim emergjent. Këto autorizime, në thelb, përfshijnë balancimin e rreziqeve dhe përfitimeve. Por për shkak se vaksinat, ndryshe nga shumica e barnave, që u jepen njerëzve të shëndetshëm, FDA ka këmbëngulur që të dhënat të bëhen publike.

Një vaksinë e dytë nga Moderna Inc do të rishikohet në mënyrë të ngjashme gjatë javës së ardhshme.  

Burimi: The Wall Street Journal/ Përktheu Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë