Lojëra me Dore

Favoritët kalojnë pa problem në raundin e tretë të Us Open

Nuk ka surpriza as në raundin e tretë të grand slam-it, Us Open. Lojtarët pretendentë kanë mposhtur kundërshtarët e tyre pa shumë sforco si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt dhe tani shikojnë drejt raundit të katërt, aty ku niveli i vështirësisë rritet.

Për femrat, kalojnë më tej Halep, Osaka, Gauf, Voznjaki dhe Konta. Tenistja rumune Simona Halep nuk e pati shumë të vështirë përballë amerikanes Tejlor Tonsend me shifrat 2-6, 6-3 dhe 7-6.  Si rumunia të njëjtën gjë ka bërë edhe kampionia në fuqi e turnout, Naomi Osaka. Japonezja mposhti Magda Linette me shifrat 6-2,6-4, duke vazhduar rrugën e saj drejt mbrojtës së kurorës së kampiones. Po ashtu edhe “baby Gauf” kalon më tej, pasi mposhti Timea Babos me shifrat 6-2, 4-6, 6-4.

Tek meshkujt, më fatlumi ishte spanjolli Rafael Nadal. Spanjolli avancoi më tej në US Open pa zbritur në fushë, pasi kundërshtari i tij Thanasi Kokainasi u tërhoq për arsye dëmtimi. Më tej ka avancuar edhe i “çmenduri Kyrgos” që fitoi 3-0 me francezin Hoang. Edhe Marin Clic kaloi më tej në raundin e katër, duke mposhtur rivalin e tij, Stebe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë