Shendet

Fauci:Duhet të hiqet maska në ambientet e jashtme

Imunologu dhe këshilltari kryesor në Shtëpinë e Bardhë për shëndetësinë, Anthony Fauci ka kërkuar të bëhet një tranzicion për mbajtjen e maskës.
“Ne duhet ta bëjmë këtë tranzicion. Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani një maskë jashtë. Do të ishte një situatë shumë e pazakontë, nëse do të kalonit në një situatë krejtësisht të mbushur me njerëz ku njerëzit në thelb po bien anash njëri-tjetrit, atëherë ju mbani një maskë. Por çdo herë tjetër, nëse jeni vaksinuar dhe jeni jashtë, lini mënjanë maskën tuaj. Ju nuk keni pse ta vishni. ”- tha Fauci.
Fauci thotë se nëse je vaksinuar nuk ke pse të mbash maskë në ambientet jashtë.

Ai thotë se maska mund të mbahet në një situatë ku ambienti është i mbushur me njerëz, por në çdo rast tjetër njerëzit e vaksinuar duhet të lënë mënjanë maskën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë