Politike

Fati i 30 qershorit? Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese ka pranuar e kryebashkiakes në detyrë Voltana Ademi e paraqitur në emër të shoqatës së bashkive për të konstatuar si antikushtetuese zgjedhjet e mbajtura më 30 qershor për pushtetin vendor. Sipas burimeve mësohet se trupa e kolegjit, që përbëhet prej anëtarëve ka pranuar kërkesën e paraqitur nga kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Ademi.

Avokati që mbron këtë çështje, Jordan Daci u shpreh se ende nuk ka një konfirmim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese se ka pranuar kërkesën për këtë ankim.  Ankimi kundër zgjedhjeve lokale u depozitua në Gjykatën Kushtetuese ëe 18 korrik nga kryebashkiakja  Ademi e cila kerkoi shpalljen antikushtetues te gjithe procesit te 30 qershorit.

Në 23 faqet e ankimit argumenti  kryesor është dekreti i Presidentit Ilir Meta peer anulimin e zgjedhjeve dhe mungesa e kandidateve alternative në 31 bashki te vendit. Tjetër pikë që kërkohet nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është edhe verifikimi i Kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me gëemën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Voltana Ademi pas depozitimit të kërkesës në Gjykata Kushtetuese

Ligjshmëria e procesit zgjedhor të 30 qershorit, nëse ishte në përputhje me Kushtetutën ishte opsioni i ndërkombëtarëve për të gjetur si një zgjidhje kompromisi për konfliktin e thelluar politik mes mazhorancës dhe opozitës. PD-ja dhe aleatët e saj nuk morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe e bojkotuan procesin.  

Do të ishin pikërisht  amerikanët, i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin, Mathew Palmer  që sugjeriu që të gjithe ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Kushti për interpretimin kushtetues të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit është edhe pjesë e 9 kritereve të vendosura nga ana e Bundestagut gjerman. Gjykata Kushtetuese ka pranuar gjithashtu edhe kërkesën e presidentit Meta për shqyrtimin e ligjit për Teatrin Kombëtar.

Kushtetuesja me 4 anëtar, për vendimin duhen 6 anëtar

Pavarësisht se Dhoma e Këshillimit (Kolegji) prej tre anëtarësh për të marrë vendim përfundimtar nevojiten minumi 6 anëtarë. Aktualisht Gjykata Kushtetuese është me katër anëtar. Vitore Tushaj, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska dhe Fjona Papjorgji janë anëtarë aktaulë. Për të dhënë një vendim nevojitet që minimumi të plotësohet edhe me dy anëtarë të tjerë.

Kuvendi dhe Presidenca kanë nisur procesin e plotësimit të vendeve vakante. Meta ka në dorë të përzgjedhë dy anëtarë, ndërsa Parlamenti një vetëm. Pikërisht këtu mund të jetë edhe lufta përzgjedhjen e kandidatëve, pasi nëse caktohen mbi 6 anëtarë në lojë do të futen edhe çështjet e tjera, ku Kushtetuesja  mund të shqyrtojë edhe ndonjë kërkesë të mundshme për shkarkimin e presidentit Meta, në rast se Kuvendi voton pro largimit të kreut të shtetit. Siç dihet është Gjykata Kushtetuese që jep verdiktin final nëse presidenti me aktin e tij ka shkelur ose jo rëndë Kushtetutën me dekretet e tij. Kështu vendimi i Kushtetueses për zgjedhjet lokale mund të ndikojë edhe për fatin e Metës si president.

Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar:

Konstatimin antikueshtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikueshtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve

Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë