Ngjarje

‘Fantazia e një burri të martuar’ Merr fund eventi më seksist në Uashington

Për 28 vjet, Fight Night ishte eventi ideal për burrat e mërzitur nga rutina martesore: boks, puro, biftek, pije alkoolike, lojtarë sportivë dhe vajza të reja të veshura me minifunde ose të zhveshura fare, të gjitha në emër të bamirësisë. Ishte një event politikisht jo korrekt, por ishte i preferuari i elitës politike të Uashingtonit

Ngjarja ishte e modeluar pas shijeve të tyre, dhe mundësonte takimin e qindra biznesmenëve që hanin, pinin duhan dhe shikonin ndeshjet e boksit. Në mbrëmje vinin modelet seksi që u shërbenin pije në këmbim të buzëqeshjeve dhe këshillave. Shpesh herë pjesë e këtij eventi ishin edhe nxitëset e tifozëve, të cilat duket se ishin "qershia mbi tortë” për të përmbushur fantazitë e këtyre burrave të martuar që bëheshin pjesë e këtij eventi seksist.

Gratë ishin objekte seksuale, burrave u lejohej të ishin shovinistë, por pas mbrëmjes skandaloze shumica dërrmuese e mysafirëve ktheheshin në shtëpi tek të dashurat dhe gratë e tyre. Ky event ishte kaq i suksesshëm sa mblidhte 2.000 biznesmen të fuqishëm dhe arriti të mbledhë më shumë se 65 milionë dollarë për bamirësi.

Por fantazive të elitës politike të Ushingotnit duket se iu vu fre pas #MeToo. Lëvizja shpërtheu një vit më parë, në të njëjtën kohë me përvjetorin e Fight Night. Në vitin 2017 eventi vazhdoi pa incidente, por ky 29-vjetor mori një kthesë të fuqishme. Ishin ende ndeshjet e boksit, purot dhe alkooli. Por nuk ishin kamerieret seksi. As nxitëset e tifozëve. Në vendin e tyre ishin gratë e veshura si gjyqtare për të sinjalizuar përfshirjen e femrave në këto sporte.

Ndërsa kontrolloheshin në hyrjen e hotelit Hilton në Uashington, çdo mysafir u desh të pajtohej me kodin e sjelljes, ku thuhej se Fight Night ishte "i përkushtuar për të siguruar një ambient të sigurtë për zbavitje, të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë për të gjithë pjesëmarrësit. Sjelljet e papërshtatshme, mosrespektimi ose ngacmimi nuk do të tolerohen.”

Lufta për reputacioni atë natë ishte e egër. Këtë vit, evenimenti mblodhi vetëm 2 milionë dollarë; Kryebashkiaku Muriel E. Boëser dhe një numër i zyrtareve femra ishin të pranishme.

Fight Night 2018

Për shumicën e grave që shërbenin puro nudo ose pothuajse të zhveshura, kjo natë ishte një shans për të fituar para. Të tjerët e përdornin mbrëmjen për t'u takuar me drejtuesit me ndikim. Por këtë vit, eventi u kthye në një ambient më miqësor për gratë dhe i dha fund një prej ngjarjeve më seksiste që ishte kthyer në një turp për elitën e Uashingtonit./Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë