Media Galeri

Fanellat e kombëtareve në Kupën e Botës sjellin një trend të ri në modë

Publikimi i fanellave është një pjesë shumë e pritur e çdo Kupe Bote.

Dhe fushatat e këtij viti nga dy prodhuesit kryesorë të fanellave- Adidas dhe Nike- shënojnë një ndryshim të dukshëm nga garat e mëparshme, duke paraqitur më shumë koleksione të frymëzuara nga veshjet e rrugës sesa pantallona të shkurtra, çorape dhe këpucë sportive tradicionale të futbollit.

Të frymëzuara nga kultura e futbollit brenda dhe jashtë fushës, koleksionet përziejnë klasiket e arkivit me elementët kryesorë të veshjeve të rrugës.

Nike lançoi fanellat e saj të Kupës së Botës në shtëpi me një film të shkurtër të denjë për Hollyëood-in me lojtarë yje, përfshirë Virgil van Dijk, William Saliba dhe Cole Palmer, të cilët reklamojnë fanellat e tyre me pantallona të gjata, xhinse dhe atlete.

Adidas shkoi një hap më tej kur lançoi fanellat e saj në Los Angeles. Personazhe të famshëm, përfshirë Kendall Jenner dhe Damson Idris, i stilonin fanellat e tyre me pantallona të gjera dhe xhinse të grisura.

“Është një mënyrë për t’u treguar tifozëve si t’i veshin fanellat edhe në jetën e përditshme, jo vetëm në një ndeshje”, thotë menaxheri global i Adidas, Sam Handy.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë