Ngjarje

Familjarët e 27-vjeçares që u vetëvra në Kamëz: Dënim maksimal autorit ose vetëgjyqësi

Gazeta Si - Familjarët e Sibora Abedinit, e cila u hodh nga kati i katërt i një pallati në Kamëz, kanë ngritur dyshime të shumta për ngjarjen, ku është arrestuar Altin Çoku, i dyshuar se ka publikuar foto intime të 27-vjeçares në rrjetin TikTok.

Daja i 27-vjeçares, E.Selmani, ka akuzuar drejtpërdrejtë 39-vjeçarin e arrestuar, që sipas uniformave blu dyshohet se u bë shkak për vetëvrasjen e së resë.

Ai ka kërkuar nga drejtësia që Çoku të marrë dënimin maksimal, burg të përjetshëm. Gjatë fjalës së tij në prononcimin për mediat, daja i së ndjerës është shprehur kështu referuar Altin Çokut: “Siç ia mori jetën asaj mbese, unë do ia marr jetën”.

“Probleme familjare mund të ketë, por që ta shtyjë i shoqi ose… Me të shoqin nuk ka pasur konflikte fare. Unë habitem si e ka bërë këtë makabër, këto gjeste ai person. Nuk e di se çfarë shpirti dhe çfarë njeriu paska qenë ky… Nuk e di dhe nuk kam fjalë, jam shumë i tronditur. Si nga drejtësia, nga prokuroria dhe nga gjykata edhe nga ministri Balla, unë si dajë kërkoj që ai të mos dalë nga burgu. Të mos lirohet fare. Dua dënimin me të rreptë. Unë kërkoj që ai të dënohet me burg të përjetshëm. Siç ja mori jetën asaj mbese, unë do ja marr jetën, sepse e di shpirti jonë si e kemi rritur të ndjerën”, - u shpreh daja i viktimës.

Ndërsa tezja e 27-vjeçares, ka bërë me dije se ajo punonte si pastruese në shtëpinë e Altin Çokut. Në një deklaratë për mediat, ajo ka thnë se ai mund të ketë shkuar dhe e të ketë shtyrë të renë nga lartësia.

Daja e viktimës, duke folur për mediat

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar. Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha tezja e viktimës.

Sipas policisë, 27-vjeçarja u vetëhodh nga lartësia për shkak se i kishin publikuar një foto intime në rrjetet sociale dhe për policia arrestoi 39-vjeçarin Çoku, i cili dyshohet se është personi që i shpërndau foton në internet.

E reja ishte nënë e një fëmije 2 vjeç, dhe sipas policisë, jetonte me qira në banesën e pallatit nga ku u hodh.

Tezja e viktimës, duke folur për mediat

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë