Mode

Familja Beckham provon pse kryeson me stil në botën e modës

Beckham-ët janë padyshim familja më shik në botën e modës. David dhe Victoria gjithmonë sigurohen që të kenë veshjen më të mirë të mundshme, qoftë një event ku paraqiten bashkë apo edhe nëse janë me pushime. Edhe fëmijët e tyre, si për shembull djali i tyre më i madh Brooklyn, kanë secili stilin e tyre të veçantë. Para dy netësh, 3 anëtarët e familjes morën pjesë në eventin e cmimeve të ‘GQ Man of the Year’ në Londër dhe u siguruan që të merrnin të gjithë vëmendjen me kostumet e kombinuara.

E futur në mes të të shoqit dhe të birit, Victoria mbizotëronte treshen e kostumeve me një kostum të bardhë i cili ishte pak i gjerë në masë dhe ajo e kishte shoqëruar me një palë taka. Në çdo anë të saj djemtë Beckham ishin veshur me kostume të zinj elegantë dhe poshtë kishin këmisha të bardha.

Kostumet e tyre bardhë e zi shërbeu si një modë që i përfaqësonte më së miri : e pamundimshme dhe klasike, por asnjëherë e mërzitshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë