Ngjarje

“Falsitet, mashtrim e epidemi e qëllimshme”: Çështja Strakosha fundos laboratorin italian

Tjetër kontroll i Guardia di Finanza në laboratorin Futura Diagnostica në Avellino, ku prej fillimit të sezonit janë kryer tamponët e Lazios. Laboratori kampan përfundoi në qendër të polemikave për shkak të pozitivitetit të Ciro Immobile, që humbi ndeshjen me Juventus bashkë me dy lojtarë të tjerë kryeqytetas: Leiva e Strakosha. Policia, me urdhër të Prokurorisë së Avellinos, ka sekuestruar dokumentacionin që shoqëron tamponët e procesuara deri më sot nga Futura Diagnostica mbi grupin e skuadrës e stafin e Lazios, disa mijëra në total.

Rrezja e hetimit zgjerohet, të paktën kronologjikisht. Në ditët e kaluara janë sekuestruar dokumentet që lidheshin me 95 testet e kryera të premten e 6 nëntorit : Immobile pozitiv në tamponët Uefa para Bruges, pastaj negativ në tamponin e dyfishtë të laboratorit të Avellinos e kështu në fushë kundër Torinos; Immobile pozitiv në 3 nëntor ndaj tamponëve sërish të Uefa-s e lehtësisht pozitiv ndaj atyre të Avellinos; Immobile, Strakosha e Leiva negativë në Avellino por pozitivë në Campus Biomedico të Romës e si pasoja nuk luajtën ndaj Juventus. Në atë rast, ishte bllokuar edhe materiali i testeve, që u riprocesuan në spitalin e Moscati në Avellino e mbi të cilën po punon prokuroria.

Mbetet vetëm të kuptohet motivi i këtij zgjerimi të hetimit, që për momentin ka vetëm një të hetuar, presidenti i Cda-së së Futura Diagnostica, Massimiliano Taccone, me hipotezën e krimit të falsifikimit, mashtrim publik e epidemi e qëllimshme. Hetimi i prokurorisë së Avellinos vazhdon në kontakt të ngushtë me Prokurorinë Federale, që do të dëgjojë mjekun social të Lazios Ivo Pulcini. Inspektorët e Figc dyshojnë një thyerje të protokollit, për mungesë të sinjalizimit të rasteve pozitive të Asl e për mungesën e izolimit 10 ditor të parashikuar në këto raste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë