Ka ndodhur

Falsifikonin viza turistike, arrestohen 4 shtetas të huaj në portin e Durrësit

Katër persona janë arrestuar në Portin e Durrësit për falsifikim të vizave turistike. Në pranga janë vënë një gjerman, një palestinez dhe dy sirianë. Ndërkohë një shtetase siriane është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Policia njofton se gjermani, me iniciale A.H., u kishte dhënë sirianëve dhe palestinezit viza turistike të falsifikuara me qëllim largimin nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për shtetasit: A.H., shtetas gjerman, për veprat penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave"; A.A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M.K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë