Sezoni i “FIA World Endurance Championdship” mbërriti në Spa Francorchamps me garën prej 6 orësh në pistën historike belge. Ferrari tek konstruktorët, TF Sport tek skuadrat dhe ciftet Pier-Guidi/ Giovinazzi në Hypercar apo Keating-Jungadella në Le Mans GT3, jane kryesuesit e deritanishëm dhe ata që priten me më shumë interes sa i përket paraqitjes. A do të konfirmohen në krye apo rivalët nga BMW dhe Toyota do të bëjnë më mirë se ta. Në vazhdim do t’ju njohim me fakte historike nga gara e Spa Francorchamps…

Kjo e këtij sezoni është gara e 14 e disiplinë në talismanin belg të motorsport

Me 8 fitore në Ardennes, japonezët e Toyota-s janë më të suksesshmit në Spa. Fitoren e parë e arritën në vitin 2014 ndërsa shkatërruan cdo rival me rekordin e paprecedentë të sukseseve rradhazi në periudhën 2017-2023

Vendasit përfaqësohen nga 4 pilotë dhe një skuadër. Kampioni i Botës në fuqi Laurens Vanthoor dhe Stoffel Vandoorne garojnë në Hypercar. Maxime Martin dhe Tom Van Rompuy garojnë në LMGT3. Ndërsa skuadra WRT (me seli vetëm 35’ larg pistës) ka makinat BMW në dy klaset e disiplinës.

28 nga 104 pjesëmarrësit në të dy klaset, e kanë fituar të paktën një herë eventin belg, në disiplinën përkarëse ose në klasifikimin e përgjithshëm.

Sebastien Buemi është piloti më i suksesshëm në Spa Francorchamps ende në aktivitet. Ai rregjistron 5 fitore në klasiken 6 orarëshe.

WEC ishte disiplina e parë që garoi në cirkuitin e rinovuar me dy variante në kthesën 9. Ndërhyrje të tjera u kryen në pjesën e cakullit, barrierave dhe përmirësuan kthesat ekzistuese. Gjurma e pistës mbeti e pandryshuar por sektorë të saj u riasfaltuan duke ndikuar ndjeshëm në paraqitjen e skuadrave.

Tradicionalisht kjo garë është zhvilluar të shtunave për shkak të rregullit të mos lejimit të zhurmave përtesj orës 18:00 të së dielës. Vendim i marroë për ruajtjen e qetësisë në zonat përreth pistës.

E vendosur në “La Source”, tribuna kryesore ofron një pamje unike nga kthesa më e ngadaltë deri në “Eau Rouge” dhe Radillion. Nga starti në “Kemmel” deri në “Kink” për më shumë se 20 sekonda garë të pandërprerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.