Ngjarje

Facebook, Instagram dhe WhatsApp jashtë funksionit

Nëse keni patur probleme me Facebookun, Instagramin apo Whatsapp nuk jeni të vetmit, pasi probleme të ngjashme kanë pasur paraditen e sotme përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale në të gjithë botën.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Facebook ka patur një sërë vështirësish teknike, sidomos në Europë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve.

Ndërkohë të tjerë përdorues raportuan probleme të ngjashme edhe në Instagram dhe Whatsapp.

Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, pasi qasja në “Facebbok” dhe Whatsapp është bërë e pamundur për shumë përdorues, ashtu si edhe dërgimi i mesazheve apo veprimeve të tjera.

Shumë përdorues i janë drejtuar Twitterit për t’u ankuar për problemet me rrjetet sociale.

Kjo ishte ndërprerja më e madhe e tre rrjeteve sociale, pasi është herë a parë që Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger bllokohen për një kohë kaq të gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë