“Facebook” ka blerë sajtin e famshëm “Giphy” i cili shërben për të krijuar dhe ndarë me miqtë imazhe të animuar (ose ndryshe imazhe të formatit GIF). Dëshira e Facebook-ut, sipas një postimi të tij të premten, është që ky sajt të integrohet me rrjetin social e shumë popullor Instagram.

Kostoja me të cilën Facebook mendohet se e ka blerë “Giphy-in” ndonëse nuk u bë publike sipas sajtit të lajmeve “Axios” ishte rreth 400 milionë dollarë.
Që përpara blerjes trafiku online i sajtit Giphy vinte 50% nga aplikacionet e Facebook e gjysma e kësaj vinte veçse nga Instagram-i.

Anoncimi vjen në një kohë kur rrjeti më i madh social është nën shqyrtim nga rregullatorët mbi shtetësimet e antitrustit (shkurtimisht: kontrrolli nga rregullatorët mbi antitrustin bëhet kur një kompani ka fuqi aq të madhe në treg sa e bën të pamundur për firmat e tjera të futen). Në 2015-n Giphy e ka refuzuar ofertën e Facebook-ut për t’u blerë e ka zgjedhur për t’u integruar përmes produkteve të saj më disa platforma të rrjeteve sociale.
Giphy kështu do të bëhet pjesë e Instagram-it. Libraria e saj, e cila mund të integrohet me aplikacione të tjera, do të integrohet akoma e më thellë me Instagramin dhe aplikacionet e tjera të zotëruara nga “Facebook”.

Vishal Shah, zëvëndës presidenti i produkteve në Instagram është shprehur në një postim në blogun e tij, “Njerëzit do të vazhdojnë të ngarkojnë GIF si dhe aksesi brenda sajtit do të jetë i njëjtë në mënyrë që komuniteti kreativ të mund të vazhdojë të prodhojë materiale me vlerë siç ka bërë e më parë”.
Gjithashtu sipas një zëdhënësi të Facebook integrimi aktual i Giphy me platformat e rrjeteve sociale si Twitter, Snapchat dhe TikTok nuk do të ndryshojë.
Ky artikull është marrë nga Reuters dhe është përshtatur në shqip nga Gazeta “Si”.
Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.