Teknologji dhe Inovacion

Facebook bën ndryshime pas skandalit me ish punonjësen, Frances Haugen

Pas akuzave të ish-punonjëses Frances Haugen, Facebook ka vendosur të zbatojë politika të reja për të larguar përdoruesit nga përmbajtjet e dëmshme, për t'u dhënë prindërve më shumë kontroll mbi llogaritë e adoleshentëve në Instagram dhe për të kufizuar përmbajtjen politike.

Lajmi është bërë i ditur Nick Clegg, një zyrtar i kompanisë.

Clegg tha se nuk mund të largojnë çdo përmbajtje të dëmshme në rrjetet sociale por do të mundohen t’i zvogëlojnë.

Ndryshimet e Facebook vijnë pas akuzave të ish-punonjëses Frances Haugen. Haugen, zbuloi dokumentet e brendshme të Facebook në The Wall Street Journal duke deklaruar se Facebook vendos përfitimet e veta përpara shëndetit dhe mirëqenies së përdoruesve. Ajo zbuloi se kompania është në dijeni të disa problemeve por i ka injoruar ato.

Clegg tha se Facebook ka investuar 13 miliardë dollarë gjatë viteve të fundit për të siguruar që platforma të jetë e sigurt dhe se kompania ka 40,000 njerëz që punojnë për këtë çështje.

Josh Golin, drejtor ekzekutiv i Fairplay, një mbikëqyrës i të drejtave dixhitale tha se kontrolli i prindërve mbi llogarinë e fëmijëve nuk është efikas sepse gjithsesi fëmijët kanë mundësi të hapin një llogari të fshehtë, nëse duan.

 Ai gjithashtu kishte dyshime dhe se sa efektive do të ishte nxitja e adoleshentëve për të bërë një pushim ose për t'u larguar nga përmbajtjet e dëmshme. Ai vuri në dukje se Facebook duhet të tregojë saktësisht se si do ta zbatojnë atë dhe të tregojë kërkime që tregojnë se këto mjete janë efektive.

Ndërkohë Clegg i mëshon faktit se Facebook nuk ka shumë gjëra në dorë për të bërë dhe “njerëzit janë përgjegjës vetë për veprimet e tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë